Basha: Kjo nuk ishte betejë për karrige, do të luftoj me mish e me shpirt për ringritjen e PD-së
Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka lajmëruar dorëheqjen e tij si kreu i Partisë Demokratike.
Basha tha se do të vazhdojë që pa rreshtuar të punojë me mish dhe shpirt për ringritjes e PD-së dhe si i duhet hapur rruga analizave dhe zgjedhjeve të lira.
Basha: I vetëdijshëm për peshën e vendimit më të vështirë politik kam vendosur që të ndërmarr një hap pas duke u dorëhequr duke i dhënë mundësinë PD-së për tu ringritur. Betejën për një PD të bashkuar ta bëjmë bashkë, të zhveshur nga çdo shpifje dhe gënjeshtër se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karrigen e kryetarit. I them çdokujt që beson se PD-ja do të jetë parti që sheh drejt së ardhmes u them se do të jem krah jush dhe nuk do ta braktis sakrificën tuaj dhe mund tuaj.

