Ballkonin plot me kanabis, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “Detyrim Paraqitje” për Encën
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje për këngëtaren Ruenca Haxhia, e njohur ndryshe si Enca.
Kjo e fundit u arrestua disa javë më parë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e saj në Lundër, ku iu gjetën bimë kanabis të mbjella në disa vazo në ballkon.
Këngëtarja deklaroi se i kishte për përdorim vetjak, duke kërkuar që masa e dënimit të ishte më e lehtë.
NJOFTIMI I VENDIMIT TE APELIT
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Nga e ana e Policisë është marrë informacion, se në ambientet e vilave pas QëndrësTregtare TEG, po kultivohen bimë Cannabis Sativa, e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetësia me iniciale R.H.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale R.H, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, të parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë me vendimin nr. 2067 Akti, datë 14.09.2023, ka vendosur:
- Vleftësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim R. H. Dhe caktimin ndaj saj si masë sigurimi atë të “Detyrimit për paraqitje në Policinë Gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:
- Nga personi nën hetim me iniciale R.H, i cila kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.
- Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Elona Mihali, vendosi:
- Mospranimin e ankimit të Prokurorisë të ushtruar ndaj vendimit nr. 2067 akti, datë 14.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për shkak të heqjes dorë nga ankimi nga ana e Prokurorisë.
- Mospranimin e ankimit të personit nën hetim Ruensa Haxhiaj të ushtruar ndaj vendimit Nr. 2067, datë 14.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor