Avokatia e Vlorës kundër hartës së re gjyqësore: Mbyllja e gjykatave të Apelit rrit kostot, dhe nxit vetëgjyqësinë

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajramaj, ka dalë në një konferencë për media ku ka shprehur kundërshtimet e komunitetit që ai përfaqëson në Vlorë kundrejtë hartës së re gjyqësore.

“Të ndodhur në këto kushte dhe pas përpjekjeve dhe sakrificave që bëri Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë nuk u zgjidh asgjë dhe jemi në këto kushte që jemi sot. Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka dalë me një deklaratë. Për fatin e keq, ata që ideuan dhe miratuan këtë hartë gjyqësore nuk morën në konsideratë asnjë rekomandim që dhanë Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë. Ne bëmë detyrën tonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pse jo në mbrojtje të interesave tona duke shpjeguar ideatorëve dhe miratuesve të hartës gjyqësore se jetojmë në një vend, i cili sipas të dhënave të INSTAT-it, 49 për qind e tij jeton nën minimumin jetik. Dhe ky tregues është thelbësor për t’i dhënë kuptim të drejtës dhe parimit kushtetues të barazisë përpara ligjit. Në iu treguam dhe u kërkuam të kenë në konsideratë treguesit  që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e çështjes për arsye të tyre dhe analizimin e stokut të çështjeve. Ne u shpjeguam se krijimi i një gjykate të Apelit me juridiksion të përgjithshëm do t’i kërkojë një kohë prej 8 orësh një qytetari nga Konispoli për të shkuar tek kjo gjykatë. Ne ju thamë se Shqipëria nuk është as Danimarka, aas Finlanda, as Suedia e as Norvegjia, të cilat për shkak të nivelit të lartë të jetesës kanë mundësi t’i garantojnë qytetarëve shërbime dhe akses në drejtësi edhe me një numër të redulktuar gjykatash. Për fat të keq zëri ynë nuk u dëgjua. Nga sot kemi një hartë tjetër gjyqësore. Ne jemi të bindur se ky riorganizim është i përqëndruar sipas draftit të hartës së re gjyqësore, të miratuar nga KLGJ-ja përpiqet të fshehë problematikat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë sot. Ky riorganizim nuk ka për të zgjidhur problemin e vakancave tepër të mëdha të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe as për shpejtimin e proceseve gjyqësore, dhe as ecurinë e stokut të çështjeve gjyqësore”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij Barjamaj e ka vendosur theksin tek kostua e shtuar në kurriz të qytetarve, teksa sipas tij një qytetari i duhen më tepër se 7 vite për të përfunduar një seancë gjyqsore.Sipas tij janë rreth 6000 deri në 7000 dosje të cilat priten të gjykohen. Kjo gjë sipas tij do të bëj që qytetarët ti zgjidhnin vetë cështjet mes tyre duke përdorur vetëgjyqsinë

“Nga sot, për qytetarët shqiptarë do të ketë më shumë kufizim dhe cënim të aksesit të sistemit të drejtësisë. Nga sot për qytetarët do të ketë rritje të kostos për përdorimin e gjykatave dhe të gjithë profesioneve të lira të lidhura me sistemin gjyqësor. Nga sot për qytetarët shqiptarë përmes vështirësive, kohës së gjatë për të pritur një vendim si dhe rritje të kostos së ndjekjes së rrugës gjyqësore do të rritet ndjeshëm humbja e interesit nga qytetari për të ndjekur rrugën gjyqësore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimin që sjell rritjen e fenomenit të vetëgjyqësisë. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë jpo vetëm për një sistem drejtësie të pavarur por edhe plotësisht funksional dhe eficient”, theksoi kreu i Dhomës vendore të Avokatisë Vlorë. 

Fenomen shqetësues për Barjamaj mbetet dhe fakti i pushimit të cështjeve gjyqësore për shkak të kostos dhe peripecive Sipas tij dyndje qytetarësh për të pushuar cështjet në ditët e fundit në Apel, për shkak se kur të jepet vendimi i tyre shumë prej qytetarve fatkeqësisht mund të mos jetojnë më.

Nga Vlora janë rreth 6000-7000 dosje që do të gjykohen në apel 4234 nga viti 2017 dhe këtëj. Nga të cilat 2981 cështje civile dhe 1253 penale Janë transferuar 2 prokurorë dhe 2 gjyqtar në drejtim të Tiranës dhe dhe 2 gjyqtar të tjerë të komanduar kthyer drejt shkallës së parë.

harta e re gjyqësore dhoma e avokatisë reforma në drejtësi gjykatat e apelit durim bajramaj

EMISIONET