Avokati (subjekt i SPAK), Plarent Ndreca futet në GJJKO, klienti i tij Erion Veliaj shmang SPAK-un në gjyq
Erion Veliajt nuk i shërben as qelia si dhomë reflektimi, por vijon me manovrat e tij duke shmangur përballjen me akuzat e rënda për korrupsion dhe pastrim parash në GJKKO, ku ka vendosur të mos jetë në asnjë seancë fizikisht, por zgjedh të përfaqësohet përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca
Ky i fundit ka mbërritur në GJKKO për gjyqin ndaj klientit të tij.
Ditën e sotme është planifikuar seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt.
Prej rreth një viti, kryebashkiaku mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda, vazhdon me sagën e zvarritjeve të proceseve gjyqësore duke përdorur strategji të ndryshme duke nisur nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj., pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat ndaj dhe shmang drejtësinë e vonon procesin.
Strategjia e mbrojtjes së Veliajt ka qenë e larmishme dhe sistematike me skema dhe skenarë që nuk ndalen, por në fakt ato tregojnë se zvarritja e procesit është një strategji, ndoshta dhe frikë, pasi Veliaj dhe avokatët e dinë mirë çfarë provash kanë në dosje.
9 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, futja e sendeve të ndaluara në qeli, janë akuzat që rëndojnë ndaj Veliajt.
Mbi 60 mijë faqe me fakte dhe prova janë dërguar në gjykatë, me të cilat qartësisht nga skemat dhe skenarët që përdor Erion Veliaj ka frikë të përballet.

