Autizmi, specialistja Dyrmishi apelon për shmangien e bullizimit të fëmijëve të prekur: Edukimi nis nga familja

Në hapësirë e intervistës në studion e lajmeve në “Ora News” ishte e ftuar Eriselda Dyrmishi, terapiste zhvillimi e cila foli gjerësisht për autizmin dhe trajtimin e të sëmurëve .

Autizmi është një problematike që duhet të njihet dhe ekspertja shpjegoi edhe shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje në mënyrë që ajo të trajtohet sa më shpejt.

Por kapja herët e kësaj sëmiundjeje na ndihmon edhe si ta kuptojmë jo vetëm që fëmija është i prekur, por edhe për të përgatitur më mirë reagimin tonë, për të nisur me shpejtësi trajtimin me terapi.]

“Problemi në shkolla dhe qendrat e edukimit. Pasi edukimi fillon që në familje, dhe nëse kjo bëhet mirë atëherë dhe fëmija nis ta trajtojë të prekurin më me dhimbje dhe i shmang rastet e bullizimit të fëmijëve autikë në shkolla. Dhe kjo është kulturë dhe traditë negative që duhet të zhbëhet.

Çdo lloj fëmije dhe çdo veprimtari që ne zhvillojmë me ta është një sukses. Pasi ato janë shfaqje që fëmija nis të tregojë disa veçori që për ne dhe prindërit e të prekurve është një sukses.

Edhe pse duken si ngjarje të volgla, ka dhe raste të ndryshimeve të mëdha ku ata nisin dhe veprojnë vetë dhe ata mund të kenë kujdes për veten e tyre”, u shpreh specialistja Eriselda Dyrmishi.

Autizmi, specialistja Dyrmishi apelon për shmangien e bullizimit të

anila zyberaj autizmi eriselda dyrmishi

EMISIONET