Detaje nga atentati me tritol/ Kamerat kanë pikasur 2 persona, në oborrin e Ndrecës zbarkojnë zyrtarët e PD-së

Detaje të reja vijnë nga hetimet që po bën policia dhe prokuroria e Shkodrës në oborrin e banesës së kreut të Partisë Demokratike të Rithemelimit, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, të cilit iu bë atentat duke i vendosur tritol në makinën e parkuar në oborrin e banesës së tij më orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihen lëvizjet e dy personave në orare të ndryshme.

Policia po bën këqyrjen e plotë të tyre dhe pritet që ato të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq në banesën e kryedemokratit të Vaut të Dejës Bernard Ndreca, prej më shumë se një ore ndodhen kandidati për kryetar bashkie, Zef Hila, Gentian Ndoj kryetar i PD-së së Alibeajt dhe deputetja e Qarkut Shkodër, Greta Bardeli.

Asnjëri prej tyre nuk janë nxituar për të dhënë deklarata edhe pse ngjarja në fjalë vjen vetëm pak orë pas braktisjes masive të Alibeajt nga anëtarët e propozuar nga ky i fundit për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau i Dejës.

Më herët policia e Shkodrës dha detaje në lidhje me automjetin bëri me dije se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Ndreca ka hipur në automjet.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Detaje nga atentati me tritol/ Kamerat kanë pikasur 2 persona, në

tritol patentat bernard ndreca

EMISIONET