Autizmi dhe vonesat tek fëmijët, Tushi: Të shtohen masat parandaluese. Ndërhyrja të bëhet që në fillimet e anomalive

Autizmi, dhe format e tjera të vonesave te fëmijët ishte tema e radhës e diskutimit në studion e lajmeve në “Ora News”.

Lidhur me këto fenomene, sociologu Gëzim Tushi u shpreh se procesi në fjalë është shumë kompleks që ka të bëjë me shumë elementë të rëndësishëm në trajtimin e këtyre problemeve.

“Kjo temë është shumë interesante dhe kërkon një vëmednje të shtuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga institucionet shtetërore.

Prapambetja në shoqërinë shqiptare në trajtimin e këtyre fenomeneve është shumë e dukshme.

Ne kemi një besim të shtuar vetëm tek komponentët mjekësore, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Apeli im i parë është që të shtohen masat që kjanë të bëjnë me parandalimin dhe kjo duhet të nisë me parandalimin e hershëm.

Dhe kjo domosdoshërisht nis nga proindërit, të cilët jo domosdoshmërisht duhet të jenë mjekë, por ato duhet të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre, për të diktuar devijancat që në fillimet e para të tyre, në mënyrë që të nisë marrja e masave.

Duhet të kemi një diagnostifikim të diferencuar të personave me aftësi ndryshe, sepse përveç mangësive kryesore që kemi përveç kujdesit familjar, është edhe mungesa e institucioneve të specializuara, si dhe krijimi i ekipeve multidisiplionare, pra autoritete jo thjesht gjeneraliste”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi.   

katerina hysenllari autizmi

EMISIONET