Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër. Shkak dyshohet...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2023, 12:36
Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.
Zjarri në banesën e N. B., 36 vjeç u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, teksa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që vijojnë hetimet.