"Aksidenti në Sauk për faj njerëzor", eksperti: Me 200 km/h ti je "bombë" në rrugë

Shumica e aksidenteve ndodhin nga mosrespektimi i kodit rrugor.

Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore, duke analizuar aksidentin tragjik të një nate më parë në mbikalimin e Saukut me tre viktima dhe tre të plagosur thotë se kemi të bëjmë me faj njerëzor të drejtuesit të Audit.

"Po të shohim dinamikën e aksidentit, ngjarja është për shelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit, për fajin njerëzor".

Për Ora News ai vë në dukje se i ri ishte një shkelës i përsëritur.

"Mesa jemi informuar, drejtuesi i mjetit ishte një djalë 20 vjeçar i cili ishte ndëshkuar disa herë për ecje me shpejtësi, gara. Ishte shkelës i normave me rrezik të shtuar".

Luzi thotë se nga ekspertët nga një dakordësi gati unanime për ndryshime në ligj.

"Ne në Kodin Rrugor nuk kemi asnjë nen që të ndëshkohet dhe pse duhet ndëshkuar deri në heqjen fare të lejes së drejtimit. Si dhe nga kush, kjo duhet rregulluar me ligj. Ka një mendim gati unanim nga të gjithë ekspertët e sigurisë rrugore që duhet bërë një ndryshim në ligj deri në heqjen fare të të drejtës së ushtrimit të drejtimit të mjetit. Heqjen e lejes së drejtimit përgjithmonë".

Eksperti shton se mosha 25-30 vjeç është mosha që kryen më shumë aksidente.

"Vetëbesimi i tepruar i tyre i bën këto aksidente. Të jesh me 200 km/h ti je bombë".

EMISIONET