Aksidentet nuk ndalen/ Përplasen makinat në Fushë-Krujë, 4 të lënduar

Aksidentet nuk ndalen/ Përplasen makinat në Fushë-Krujë, 4
Foto nga vendi i ngjarjes

Vijon situata shqetësuese në rrugët e vendit, sa i përket aksidenteve të rënda.

Një i tillë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Krujë – Fushë-Krujë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia Krujë - Informacion paraprak

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

EMISIONET