Aksident rrugor në aksin Nikël–Larushkë, arrestohet punonjësi i policisë

Aksident rrugor në aksin Nikël–Larushkë, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Durrës-Kavajë, njoftoi sot (2 shkurt) se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë që akuzohet për aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen në aksin Nikël-Larushk të Krujës në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël - Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.  AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

EMISIONET