Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasen dy automjetet me njëra-tjetrën, raportohet për dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 17:14

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”, ku si pasojë janë plagosur dy persona.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit mbetën të lënduar.
Këta të fundit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

