SHQIPËRI-GREQI BASHKË NË MBROJTJE/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi pritet në Athinë nga homologu grek

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u takua me homologun grek, Nikos Dendias. Dy ministrat diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, sigurinë kibernetike, NATO-n dhe përballimin e emergjencave civile.

SHQIPËRI-GREQI BASHKË NË MBROJTJE/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal

Ministri i Mbrojtjes , Ermal Nufi, u prit nga homologu i tij grek, Nikos Dendias gjatë një  vizit zyrtare në Athinë.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit praktik mes dy vendeve në kuadër të NATO-s.

Gjatë bisedimeve, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Ministri Nufi e cilësoi Greqinë një mike dhe aleate të rëndësishme të Shqipërisë, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Athinës ndaj procesit të integrimit evropian të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike. Nufi theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike falë bashkëpunimit me aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë.

Ai nënvizoi gatishmërinë e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh me Greqinë, si dhe angazhimin në strukturat e Aleancës në këtë fushë.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve, përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës. Në fokus ishte edhe koordinimi për përballimin e emergjencave civile gjatë sezonit veror, përfshirë ndihmën reciproke në rast zjarresh apo fatkeqësish natyrore.

Gjatë qëndrimit në Athinë, me ftesë të ministrit Dendias, Ermal Nufi do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës 2026, një aktivitet ndërkombëtar i organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme.

EMISIONET