RAMA PËRGJIGJE PËR SHËNDETËSINË/ Kryeministri: Rrisim pagat. Transformimi në sytë e kush do të shohë

Kryeministri Edi Rama nga ceremonia e inaugurimit të rikonstruksionit të Maternitetit Mbreteresha Geraldinë u ktheu përgjigje akuzave për shëndetësinë, duke thënë se transformimi I sektorit është në sytë e atyre që duan të shohin. Shefi I qeverisë paralajmëroi se do të vijojë rritja e pagave për mjekët dhe përmirësimi I kushteve në spitale

RAMA PËRGJIGJE PËR SHËNDETËSINË/ Kryeministri: Rrisim

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" ofron tashmë ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe me standarde bashkëkohore për nënat dhe të porsalindurit.

Kryeministri Edi Rama nga aty I ktheu përgjigje atyre që e akuzojnë qeverisjen socialiste për rrënim sic thonë të shëndetësisë.

Kreu I qeverisë paralajmëroi një tjetër rritje të pagave për bluzat e bardha ndonëse nuk dha afate konkrete.

Rama: "I kemi rritur shumë ndjeshëm, por dua që të jeni të bindura, se këtu shumica janë gra, për fat të mirë... që ne do të vazhdojmë t'i rrisim pagat."

Duke u ndalur te transformimi i këtij materniteti, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e hapësirave të mjaftueshme dhe të standardeve bashkëkohore.

Rama: "Hapësirat e reja në këtë maternitet padyshim e bëjnë më të lehtë shërbimin, e bëjnë shumë më cilësor dhe qëndrimin e nënave dhe fëmijëve që hyjnë e dalin nga ky maternitet."

Kryeministri theksoi edhe rritjen e ndjeshme të numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet publike.

Rama: "Në sistemin tonë shëndetësor kryhen afro 100 mijë ndërhyrje kirurgjikale, nga të cilat mesatarisht 65–70 mijë janë ndërhyrje në sallën e operacionit dhe 25–30 mijë të tjera janë ndërhyrje mikrokirurgjikale. Është një volum i jashtëzakonshëm shërbimi, i cili flet për faktin që mjekët dhe infermierët në Shqipëri u shërbejnë qytetarëve me dinjitet."

Kryeministri shtoi se, pavarësisht rasteve të individëve që abuzojnë me detyrën duke kërkuar ryshfet, kjo nuk mund të njollosë punën e të gjithë personelit mjekësor.

EMISIONET