Komision Hetimor për Ramën, Meta: Përdori ish-zyrtarin e FBI kundër opozitës, bëri çorapë Ballkanin
Kryetari i Partisë së Lirisë e konsideron të turpshëm vendimin e mazhorancës për të mos lejuar Komision Hetimor për rastin McGonigal.
Kryeministri Edi ERama sipas Ilir Metës ka shfrytëzuar pushtetin për të sulmuar opozitën, duke përdorur zyrtarët e lartë të FBI-së.
Ndaj duke kërkuar edhe largimin e Edi Ramës, ai apeloi edhe deputetët e PS-së.
"Ti vënë gishtin kokës sa nuk është vonë dhe të mos sillen më si kukulla për të mbuluar skandalet e Edi Ramës."
Madje Meta shprehet se Rama ka shrytëzuar ish-zyrtarët e FBI për të ndikuar edhe në vendet e Ballkanit.
"Zotërinë edhe në vendet e tjera të Ballkanit e ka dërguar ky zotëria këtu, që siç bëri çorapë Shqipërinë, kërkonte dhe kërkon të bëjë çorapë dhe Ballkanin."
Në deklaratën për mediat Meta solli në vëmendje rastin e dorëheqjes së Presidentit amerikan, teksa e akuzoi për korrupsion.
"Në kohën e presidentit Nikson ai dha dorëheqje se doli që kishte bërë një përgjim ndaj opozitës."
Meta kujtoi se porositë e para Rama i kishte dhënë për ta sulmuar kur ai ishte President.
"I ka dhënë kundër presidentit nën detyrë në atë kohë, Ilir Metës. Tre porositë e para për të bërë hetime të paligjshme."
Pa folur për mediat, Meta aludoi se zyrtarët e lartë të FBI-së ishin përdorur edhe për raste të tjera, ndërsa publikoi dokumentin ku ata kishin hapur sipërmarrje në Shqipëri.
"Janë takuar këtu pa raportuar në vendin e tyre edhe me prokurorë, edhe me gjykatës, edhe me njerëz të drejtësisë, edhe me shumë biznesmenë të tjerë dhe janë përdorur nga Edi Rama."
Duke u shprehur pro protestave me tone të forta, Meta dha një tjetër paralajmërim për Kryeministrin.
"Shqiptarët nuk i përdhunon dot! Çmimin le ta zgjedhë vetë dhe ta zgjedhë sa më parë!"