Çaça: Aksesi në drejtësi, efiçenca e dhënia e drejtësisë në kohë të shkurtër të pamundura

Avokati Përparim Çaça në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqin foli për hartën e re gjyqësore.

Çaça thotë se "kriza më e fortë që ka reforma në gjyqësi është kriza e gjyqtarëve".

Sipas tij "aksesi në drejtësi, efiçenca dhe dhënia e drejtësisë në një kohë të shkurtër nuk janë të mundura".

Përparim Çaça: Kriza më e fortë që ka reforma në gjyqësi është kriza e gjyqtarëve. Obiektivat që kishte vendosur KLGJ për hartën gjyqësore, aksesi në drejtësi, efiçenca dhe dhënia e drejtësisë në një kohë të shkurtër nuk janë të mundura, e gjitha do të jetë në dëm të qytetarëv, pasi nuk do të realizohet.

Vitin e kaluar gjithë avokatët në vend bojkotuan po tashë?

Përparim Çaça: Tashmë jemi në rrugën ligjore. Kemi besim që Gjykata Kushtetuese do ta shikojë në vijmësi këtë vendimmarrje. Nuk ka pasur infrastrukturë. Nuk mund ta dekurajosh qoftë në ndikim financiar një qytetar, duhet ti japësh aksesin mundësinë, jo duke shtuar xhepat e tyre.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET