"Abuzoi se*sualisht me vajzën e mitur të njerkës, babai i 29-vjeçarit: Djali nuk ka pasur lidhje me 12-vjeçaren

Gjykata e Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit. Ai pretendon se abuzimi nuk i ka ndodhur dhe se denoncimi ka ardhur si hakmarrje nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që djali im të ketë pasur lidhje me vajzën e bashkëjetueses pasi djali jetonte në Greqi.

E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.

EMISIONET