Bashkëjetonte me 12-vjeçaren, Gjykata vendos "Arrest me burg" për Kledi Tirollarin! Avokati: Presim aktin e ekspertimit

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për Kledi Tirollarin, 29-vjeçari që u zbulua se kishte lidhje intime me një 12-vjeçare me të cilën edhe bashkëjetonte në qytetin e Korçës.

Rasti u zbulua nga nëna e vajzës, e cila pa disa foto të tyre dhe biseda në telefon. E ëma bashkëjetonte me babain e 29-vjeçarit. Për shkak të ngushtësisë në shtëpi, ky i fundit flinte në një dhomë me 12-vjeçaren, pra me vajzën e njerkës.

Avokati Denis Mekolli përpara mediave pas seancës, deklaroi se pritet të kryhet akti i ekspertimit nëse ka patur marrëdhënie mes të dyve. Ai ka kërkuar në seancë  që të mos caktohet asnjë masë sigurimi personal nëse nuk provohet, pasi sipas tij janë vetëm deklarime të nënës së 12-vjeçares

Avokati Denis Mekolli: Nuk ka pranuar autorësinë, pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij.

Deri në këto momente sështë kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë mase sigurimi personal sepse nuk provohet.

Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici.

EMISIONET