"A jeni gati të futeni në konflikt me SHBA për zgjedhjet?" Burimi debat me Salianjin


I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, deputeti i PD-së i zgjedhur më 25 prillit, Ervin Salianji debatoi me gazetarin Genc Burimi lidhur me hyrjen e opozitës në zgjedhje dhe rezultatin e mazhorancës

Salianji: Ne jemi në kushtet e krijimit të një regjimi. Nuk kam parë ndonjë vend të botës, Rusia apo Venezuelë, nuk merret njeri me opozitës, por me mos funksionimin e demokracisë dhe ata që vjedhin votën. Nuk është kaq e thjeshtë përballja me regjimin.

Burimi: Në asnjë vend të botës perëndimore, kur njerëz që kanë qenë në pushtet për 8 vite dhe kanë dështuar dhe nuk vijnë dot në pushtet sepse u futën në zgjedhje me një ekip humbës. Pra, faji i parë është i juaji që nuk rinovuat ekipit. Do ta bllokoni apo jo procesin e integrimit?

Salianji: Integrimin e pengon vetëm PS-ja qysh me miratimet e ligjeve të njëanshme dhe me shkeljen e "5 qershorit". Ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor ai që e bëri vjedhjen e votës me ligj. Partia e Tom Doshit me 35 vota merr 3 mandate, ndërsa LSI më 107 mijë vota merr vetëm 4 mandate.

Burimi: A keni ju kurajë sot që të futeni në konflikt ideologjik dhe filozofik me SHBA-në për këto zgjedhje, sepse ato e kanë aleat atë që ju e cilësoni si një kriminel?!

 

 

 

 

EMISIONET