Gogo: Jemi në të njëjtën situatë si me zgjedhjet e 2019-tës, qytetari pa alternativa


I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i KRIIK, Premto Gogo u shpreh se në vitin 2019 nuk kishte një proces zgjedhor dhe aktualisht kemi të njëjtën situatë dhe viktima këtu është qytetari.

Gogo: Në vitin 2019 nuk kishte në proces zgjedhor dhe aktualisht kemi të njëjtën situatë dhe viktima këtu është qytetari. Sa i pajisur është qytetari me mekanizma lirie për tu reshtur edhe me subjekte të tjera zgjedhore? Këtë gjë ne e pamë me rezultatin e dalë nga zgjedhjet, ku qytetari e gjen shumë pak veten.

Një qytetar i cili logjikon se vota e tij nuk ka vlerë apo nuk ka zgjidhje, shit-blerja e votës nuk është zgjedhja e tij. Duhet t'i vihet fre kësaj qasjes jo institucionale. Duhet të mbrohet marrëveshja e 5 qershorit, ku në vitin 2025 gjithë zgjedhjet do të administrohen nga persona jo politikë nga administrata publike.

 

 

 

EMISIONET