"Puthja e fundit e PD-së" "Profecia" e Dritan Shanos në vitin 2017 për Lulzim Bashën

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, drejtuesja e emisionit solli një insert nga viti 2017, kur ekonomisti Dritan Shano fliste për shanset që PD i ka dhënë kryetarit të saj Lulzim Basha.  

Shano: Unë mendoj se Basha i fitoi këto zgjedhje dhe mendon kështu edhe Rama në këtë garë. Pati një rezultat shumë të lartë, mbi 90%. Unë e lexoj se ka pasur një besim nga anëtarësia. Forma tjetër është se është një përgjegjësi shumë e madhe që i ka ngarkuar çdo demokrat.

E treta mendoj se kjo është puthja e fundit ose shansi i fundit që PD po i jep Bashës. Mendoj se Basha është i shtrënguar që të kthejë pas këtë besim kaq të madh te demokratët duke e ngjitur këtë parti në pushtet.

 

EMISIONET