"8 Marsi" Edhe gratë e vajzat e Vlorës në protestë për të drejtat e tyre

"8 Marsi" Edhe gratë e vajzat e Vlorës në protestë

Gratë dhe vajzat në Vlorë kanë dalë në një manifestim në Ditën Ndërkombëtare të gruas. Përfaqësuese të qendrës "Vatra" kanë dalë përpara teatrit "Petro Marko" me pankarta në duar për të dhënë mesazhe sensibilizuese komunitetit vlonjat, për mbrojtjen e të drejtës së jetës.

Protestë pati dhe në Tiranë ku gra e vajza nga Lëvizja Demokratike e Grave të Shqipërisë dolën para Kryeministrisë dhe bënë thirrje për respektim të të drejtave të tyre nga shoqëria.

Në shenjë simbolike në shesh u vendosën edhe dhjetëra këpucë të kuqe.

Ky 8 mars e gjen vendin në një situatë aspak të mirë sa i takon respektimit të grave dhe vajzave pas masakrën me 3 gra të vrara e 3 të plagosura në Tiranë disa ditë më parë nga Dan Hutra.

"8 Marsi" Edhe gratë e vajzat e Vlorës në protestë

EMISIONET