62-vjeçari i dhunshëm ekzekutohet nga RENEA, psikologia: E pafalshme që kjo merret vesh kur ai është 62 vjeç. Fajtorë familja dhe shteti

Psikologia Marsela Lekli në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se rasti i sotëm në Maliq të Korçës, ku 62-vjeçari Ramiz Muçollari, një i sëmurë mendor e vra nga forcat RENEA pasi plagosjes së bashkëshortes dhe djalit të tij, fatkeqësisht nuk është rasti i parë që ndodh.

Dhe për këtë, me përgjegjësi Lekli më shumë ngarkon si familjen që nuk e ka denoncuar dhunën dhe agresivitetin e 62 vjeçarit, ashtu edhe vetë institucionet shtetërore, të cilat duhet të kishin dijeni për një person të tillë që është i ekspozuar në shoqëri.

“E gjithë kjo zanafillën e merr që në moshat e vogla. Dhe në momentet e para ti e merr këtë ndihmë mjekësore, por ne ende shikojmë familje që e cilësojnë këtë si tabu.

I shikojmë që vijnë në qendrat shëndetësore që vijnë në gradën e fundit dhe për ne që merremi me këtë fushë e kemi të pamundur të ndihmojmë.

Pra ne e marrim vesh vetëm sot që ndohi ajo tragjedi që personi në moshën 62-vjeçare vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nëse ti e kap në kohë këtë problem atëherë ngjarje si këto mund të jenë krejtësisht të shmangshme”, u shpreh ndër të tjera psikologia Marsela Lekli.

anila zyberaj renea marsela lekli ramiz muçollari

EMISIONET