Dështojnë negociatat për t'u dorëzuar, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin e armatosur në Maliq

Ka përfunduar me ekzekutimin e 62-vjeçarit Ramiz Muçollari operacioni i Forcave RENEA, për neutralizimin e këtij të fundit që ka kundërshtuar me armë forcat e policisë pasi kishte tentuar të vriste djalin dhe gruan e tij.

Ngjarja ka nisur që mbërmjen e së premtes, kur policia është njoftuar për një konflikt në familje, ku kryefamiljari ka tentuar të vrasë djalin dhe bashkëshorten e tij.

Pasi kanë mbërritur efektivët e parë pranë banesës, 62-vjeçari ka hapur zjarr ndaj uniformave blu, pas këtij momenti polciia ka rrethur banesën dhe kanë kërkuar ndërhyrhjen e forcave RENEA.

Dështojnë negociatat për t'u dorëzuar, RENEA ekzekuton
Pamje pas ekzekutimit te 62-vjeçarit

Raportohet se mes tij dhe forcave speciale ka pasur disa shkëmbime me armë zjarri deri në orët e para të mëngjesit.

Të vënë në pozitlë nga të shtënat me kallshnikov specialët e RENEA-s i janë kundërpërgjigjur me të shtëna vdekjeprurëse.

Heshtja e armveë të zjaarrit vuri në lëvzije efektivët të hynin në banesë, ku gjetën të pajetë 62-vjeçarin. Grupi hetimor që ndidhet bnë vengjarje pritet të bëjë edhe akteskpertimin, nëse Ramiz Muçollari i ka dhënë fund jetës, apo është qëlluar për vdekje nga plumbat e forcave RENEA.

Dështojnë negociatat për t'u dorëzuar, RENEA ekzekuton

Fqinjët e të ndjerit, tregojnë se Muçollari vite më parë ka vuajtur nga problemet shëndetësore, por ditët e fundit ka pasur probleme me të birin, i cili dyshohet se luante kumar.

Raportohet se familjarët e autorit ndodhen në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se ata ruhen nga forcat policore dhe nuk është lejuar komunikimi me asnjë person tjetër, pasi janë ende në gjendje të traumatizuar.

Lidhur me ngajrjen, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e ka vlerësuar ndërhyrjen si të ligjshme dhe u ka bërë thirrje të gjithë të dhunarve në familje, se njoftimi i policisë është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, ku krimi në familje në Maliq përfundon me vdekjen e autorit. Më 30 Korrik, Gjergji Mullalli i dha fund jetës pasi ishte rrethuar nga policia, e cila kërkonte ta arrestonte për vrasjen e gruas së tij, Luiza Mullalli.

EMISIONET