45 minuta "kokë më kokë"/ Zyrtari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja vizitojnë Fredi Belerin

45 minuta "kokë më kokë"/ Zyrtari i Ministrisë

Pas arrestimit të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos, dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ka shkuar për ta takuar në qeli kryebashkiakun e ri tashmë të Himarës.

Qëllimi i kësaj vizite është informimi mbi gjendjen shëndetësore të Belerit, kushtet e ndalimit të tij, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen edhe veprimet e radhës që do të merren nga Athina zyrtare lidhur me arrestimin.

Takimi ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa pas daljes nga paraburgimi, ambasadorja nuk ka bërë asnjë koment për mediat.

Mediat greke shkruajnë se gjendja shëndetësore e Belerit nuk është e mirë. Sipas tyre, Beleri ka pasur temperaturë dhe ndërkohë vuan edhe nga diabeti.

Ai ka dërguar tashmë 2 kërkesa në prokurori që të dërgohet në spitalin e burgut, por ende nuk ka një përgjigje.

Fredi Beleri qëndron prej 5 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.

45 minuta "kokë më kokë"/ Zyrtari i Ministrisë

EMISIONET