“Lufta sapo ka filluar” Meta: Mos më krahasoni me Bashën që i fali gjithë pushtetin vendor Ramës

Në një dalje për gazetarët pas takimit me Sali Berishën Ilir Meta u shpreh se aksioni opozita r sapo ka filluar luftë ndaj për transparencë në këshillat bashkiakë të vendit.

Teksa u pyet nëse deklarate tij po i ngjasojnë atyre të Bashës, ai tha se nuk mund të krahasohet me atë që i la në tavolinë gjithë pushtetin vendor Edi Ramës.

Meta: Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ia falin pushtetin vendor totalisht Edi Ramës për 4 vite në tavolinë, me atë luftë dhe përpjeke që u bë për të rikthyer pluralizmin politik që është rikthyer në këshillat bashkiakë dhe duhet të jeni të qartë se nuk ka dorëzim para mafies shtetërore dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij kudo ku janë.

Ne do të luftojmë për të gjithë ata shqiptarë që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha dhe në emër të atyre që u penguan të votonin dhe u morën kartat.

EMISIONET