24 orë nga atentati mafioz me tritol në makinë, policia nuk ka asnjë të ndaluar në Vaun e Dejës

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati i frikshëm ndaj kryedemokratit të Vaut të Dejës, Benard Ndreca, policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar dhe të ndaluar.

Edhe pse kamerat në banesën e Ndrecës kanë filmuar çdo detaj Për shpërthimin e tritolit një ditë më parë në mjetin e kreut të PD Vau Dejës, Benard Ndreca, nga policia mësohet se deri më tani ka shoqëruar për ngjarjen 6 persona.

“Ato janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por nuk ka të ndaluar.

Sipas konkluzioneve të ekspertizës, sasia e vendosur ka qenë rreth 50 gram.

Vijon këqyrja e pamjeve filmike në laboratorin e kriminalistikës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve”, sqaron gazetari Bepin Kolvataj për “Ora News”.

tritol atentati vaun e dejës bepin kolvataj benard ndreca

EMISIONET