“21 janari”, SPAK s’ka ende një vendim për regjistrim procedimi. Kajana po vlerëson kallëzimin e PS-së dhe Manjës
Prokuroria e Posaçme SPAK, ende nuk ka vendosur të rregjistrojë ose jo kallëzimin penal të depozituar në prokurori, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-Komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Shorti elektronik, ka zgjedhur prokuroren Manjola Kajana, e cila teksa ka marë kallëzimin e depozituar nga Manja dhe Partia Socialiste, ende nuk ka vendosur nëse do rregjistrojë procedimin penal ose jo.
Neni 449, i Kodit të Procedurës Penale, ndalon rihapjen e dosjes së 21 janarit, për personat të cilët janë gjykuar dhe ndaj tyre është shprehur njëherë me vendim për fajësinë ose pafajësinë.
Por pavarësisht kësaj SPAK, po shikon mundësinë e riçeljes së një hetimi ndaj tre ish funksionarëve të lartë të Shtetit Shqiptar, për të cilët PS, depozitoi kallëzim lidhur me akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të kryer në formën e bashkëpunimit.
Të vetmit persona të akuzuar dhe gjykuar për këtë ngjarje, janë Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, të cilët u dënuan me 3 vjet dhe 1 vit burgim.
Ndërsa për dy persona të tjerë, akuzat u pushuan në gjykatë.