Rama në skandalin rus të FBI-së, Gjiknuri: Tymnajë e opozitës se ka frikë nga “21 janari”

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste damian Gjiknuri shprehet se është koha që drejtësia të bëjë drejtësi për ngjarjen e 21 janarit ku 4 protestues mbetën të vrarë në demonstratës së dhunshme të thirrur nga PS-ja në atë kohë në opozitë.

Ndërsa lidhur me skandalin e arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së i cili mendohet se ka përfituar para nga nj ëoligark rus, por që në dosjen amerikane është pëfshirë dhe kryeministri Edi rama i cili e ka pohuar se e ka mik Charles McGonigal.

“Nisur nga faktet dhe çfarë kemi lexuar në atë dokument i cili i thotë të gjitha. Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.

Zyrtari në fjalë, ka qenë njeri shumë i rëndësishëm, akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë, takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare, përkundrazi ka pasur thyerje etike nga ana e tij për mospërmendjen e takimeve. Sa i takon Nik Muzinës, rasti i tij është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë e marra nga zotëria në fjalë kanë origjinë ruse.

Në vetvete problemi ka të bëjë sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë amerikan në lidhje me interesat e SHBA. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, kur çdo zyrtar i lartë do ta takonte. Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzinës, me çështje të tjera. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe jo për Shqipërinë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar. Nga ky i fundit sipas dosjes amerikane McGonigal ka përfituar një shumë prej 225 mijë eurosh.

Ai ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

Lidhur me ngjarjen e 21 janarit, nga selia rozë Damian Gjiknuri thase sot do të bëhet një tjetër kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit për 21 janarin, pasi ka një provë të re. 

Gjiknuri kërkoi nga SPAK që të zbulohet se kush fshiu serverat e pamjeve të kryeministrisë më 21 janar dhe se kush e pengoi prokurorinë të bënin arrestimet e grupit të zjarrit.

Sipas Gjiknurit ka prova të reja dhe SPAK duhet të nis hetim për Berishën dhe Bashën.

"Sot bëhen 5 ditë që publiku u njoh me një provë të re për 21 janarin. PS do të depozitojë sot një kallëzim penal ndaj Berishës, Bashës e Prendit. Referuar ngjarjes tragjike të 21 janarit.

Ne e kemi drejtuar gishtin nga Sali Berisha, dhe nuk ka qytetar që nuk e di që urdhëruesit e vërtetë ishin Sali Berisha dhe bashkëpunëtori i tiji afër Lulzim Basha. Drejtësia e re është treguar e pafuqishme për të hequr pluhërin e harresës. Prova e re përmban fakte të reja.

Rezulton qartë se janë dhënë urdhra për të shtëna ndaj personave të pafajshëm. Faktohet me audio se vrasjet janë kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është bërë me porosi për të dhe urdhrin e Sali Berishës. Nga deklarimet e bëra publike të të kallëzuarit Sali Berisha tregohet sei ai vet ka qenë në komunikim me Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin.

Nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia port ë një vrasjet të kryer me dashje. PS i këkron SPAK të zhvillojë hetime konkrete ndaj të kallëzuarve. Pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të gardës më 21 janar. PS nuk është pushtet gjyqësor, për 12 vjet kemi mirëkuptuar këdo.

Besuam të drejtësia e re, por nuk mund të vazhdojmë të mbajmë në krruiz hijen e zhgënjimit që mbajnë të vrarët e 21 janarit. Duhet vepruar tani. Çdo ditë e humbur është vonë. Do e kallëzojmë sot në SPAK", tha Gjiknuri.

EMISIONET