15- vjeçarja kishte disa ditë që kishte ikur nga banesa, gjendet shëndosh e mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2023, 08:56
15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi, ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët e saj në Gjermani prej disa ditësh.
Për gjetjen e saj ishte mobilizuar edhe policia. E pas gjashtë ditësh, raportohet se ajo është gjetur.
Të afërmit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi edhe është shëndosh e mirë.
Ata shprehën falënderime për njerëzit që u angazhuan për të ofruar ndihmë.