122 viktima nga aksidentet, 884 aksidente në 9 muajt e 2022, Qato: Policët në rrugë për të rritur sigurinë

Në 9 muajt e parë të këtij viti policia rrugore numëron 884 aksidente me 122 viktima. Kreu I këtij sektori tha se radarët dhe makinat inteligjente kanë reduktuar numrin e efektivave në terren edhe pse sipas tij prezenca e policëve në rrugë është e nevojshme për sigurinë e qarkullimit pasi në shumë akse ka probleme me sinjalistikën dhe infrastrukturën.

Viti 2022 ka shënuar një ulje të aksidenteve rrugore. Krahasuar me një vit më parë kemi 19 përqind të aksidenteve me pak.

Në 9 muajt e parë të këtij viti janë shënuar 884 aksidente me 122 viktima në raport me 1,024 aksidente me 151 viktima të regjistruara një vit më parë.

Drejtori i shërbimit të transportit Blendi Gonxhe tha se këtë vit është vënë re një numër i ulët i përfshirjes në aksidente të personave që janë pajisur me leje drejtimi së fundmi.

“Kemi në vitin 2022 rreth 19% viktima nga aksidentet rrugore në raport me vitin e shkuar.”

Pavarësisht se kryeministri Rama ka kërkuar që punonjësit e policisë duhet të hiqen nga rruga për të mos u zënë pritë qytetarëve, Drejtori i rrugores Altin Qato u shpreh se vendosja e tyre rrit sigurinë në qarkullim.

“Qëllimi ynë është që të rrisin sigurinë në ato akset dhe të mos bezdisin përdoruesit e rrugës, prandaj kemi përdorur teknologjinë digjitale.”

Qato tregon se disa segmente rrugore kanë problem me sinjalistikën apo me infrastrukturën çka e bën të nevojshme prezencën e policëve.

“Ka akse problematike ku po bashkëpunojmë me Autoritetin Rrugor për mangësitë e ndryshme që janë burim për aksidente.”

Sipas raporteve 236 aksidente rezultojnë ti kenë shkaktuar drejtues mjetesh në mosha nga 25 deri ne 34 vjeç.

Po ashtu këtë vit 46 drejtues mjetesh janë larguar pasi janë përfshirë në ngjarje rrugore.

EMISIONET