"100 mijë shqiptarë nesër në shesh"/ Policia e Tiranës blindon qendrën e kryeqytetit

1200 punonjës policie të reparteve të ndryshme janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita në 11 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre, do të vendosen në zonën e kryeministrisë, ndërsa të tjerët do kufizojnë parkimet dhe qarkullimin në bulevard si dhe do kontrollojnë personat që vijnë nga rrethet.

Policia e Tiranës publikoi planin e masave të sigurisë për protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 11 shkurt.

Kufizimet e qarkullimit do të fillojnë që prej mëngjesit, ndërsa në terren do të angazhohen 1200 efektivë policie, të cilët do të jënë të vendosur kryesisht në zonën pranë Kryeministrisë dhe Piramidës.

Në rreshtin e parë do të vendosën efektivet e rendit, të cilët do të pasohen më pas më ato të Shqiponjave.

Në vijën e dytë do të qëndrojë forcat e FNSH, të cilët janë të pajisur me gaz lotjsellës si dhe me makinat e ujit.

Strukturat qendrore të policisë mësohet se kanë pasur shkëmbim informacioni me drejtoritë e rretheve për të gjithë protestuesit që do të marrin pjesë në tubimin para Kryeministrisë.

Sipas të dhënave në verifikim do të jenë ato persona, të cilët kanë qenë subjekte incedentesh edhe në prostestat e kaluara.

Po ashtu mjetet që hyjnë në Tiranë do të kontrollohen edhe për lëndë piroteknike dhe sende tjera të paligjshme.

Policia rrugore ka marrë si masë bllokimin e disa prej rrugëve kryesore përfshirë ndalimin e parkimeve në bulevard që prej orës 06.00.

Duke filluar nga kjo kohë më 11 shkurt nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia tha se në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit për mbylljen e të cilit PD nuk ka dhënë një orar të saktë.

EMISIONET