“PS nesër do e marrë përgjigjen”/ PD: E mbrojtën Nikollën duke përjashtuar kolegët tanë që të mos votojnë raportin

Opozita nuk mundi të kapërcejë Këshillin e Legjislacionit me kërkesën për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit. Pas diskutimeve PD-së akuzoi se Gazmend Bardhi u përjashtua me 10 ditë me qëllim që socialistët të siguronin votat e duhura për të mbrojtur kryeparlamentaren.

Qëndrimet e kryetares së Kuvendit në seancat plenare opozita i ka konsideruar të njëanshme, ndaj me 28 firma demokratët kërkuan shkarkimin e saj.

Propozimi u diskutua për rreth një orë në Këshillin e Legjislacionit ku mazhoranca me shumicë kartoni e rrëzuan.

Për PD gjithçka ishte e parapërgatitur pasi një nga anëtarët e selisë blu u përjashtua me 10 ditë, e si pasojë në Këshill, PS arriti shumicën e votave.

“Seancat nuk kanë qenë live. Mbledhjen nuk keni mundur ta ndiqni as live dhe as me praninë e gazetarëve, Seancën e kaluar nuk e ngritëm këtë shqetësim. Këtë mbledhje debatuam dhe nuk lejuan që kamerat jenë në sallë në transparencë me publikun dhe median. Në mbledhjen e kaluar u vendos që ditën e premte të lexoheshin raportet nga palët përkatëse. Relator u caktua Gazment Bardhi. Pasi u mbyll këshilli i legjislacionit të mërkurën, Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga mbledhjen e komisionit. Kjo ishte arsyeja pse opozita depozitoi raportin por nuk ishte i pranishëm Bardhi për shkak se është përjashtuar pas mbledhjes. Kjo nuk u miratua nga kryetarja e seancës së radhës, zonja Felaj dhe nuk u mbështet as nga maxhoranca. Do të ndjekim të gjitha procedurat e vijuara më tej”, tha Çupi.

Çupi u shpreh se kërkesa për përjashtimin e Nikollës do të ndiqet në të gjitha institucionet e nevojshme.

"Të gjitha rrugët do ti ndjekim."

Ndërkohë, Koreshi tha se PS përgjigjen do e marrë nesër me protestën e opozitës.

“Shpejtësia me të cilin marrin këtë vendim është se në momentin kur do kalojë në Kuvend 9 deputetë demokratë nuk do jenë të pranishëm. Në tejkalim të afateve 48 orë u bë pas 6 ditësh. Është kaluar në datën 8 shkurt ndërkohë që rregullorja e kuvendit parashikon që brenda 48 orëve ky sekretariat duhet të kishte marrë vendim. Këta e kanë si me qejf të hënën ta fusin raportin, por dhe të enjten prapë kolegët tanë s’janë. Palaçot e Komisionit të Etikës votuan. Ky komision duhet të kishte marrë vendim para 6 ditësh. Vetë e firmosën dhe pastaj vijnë të hënën. Ky është një maskaradë që bëjnë, por ndoshta përgjigjen e marrin nesër”, tha ai.

Në dy seanca në radhë të Kuvendit u përjashtuan 13 deputetë të Partisë Demokratike.

Kjo pas debateve në foltoren kur u kërkua interpelanca me Edi Ramën dhe akuzat për marrëdhëniet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal.

shkarkimi i nikolles

EMISIONET