“Sulm i ulët ndaj grave” Binaj: Rasti i Luanës mund të ishte kushdo, kambanë alarmi, duhet ligj për IA
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, aktori i humorit Florian Binaj u shpreh se rasti i Luanës që mund të ishte kushdo dhe është një kambanë e fortë alarmi sepse mund t’i ndodhë kujtdo.
Binaj: Kam mbi një vit që them se duhet të bëjmë një ligj për të mbajtur nën kontroll inteligjencën artificiale sepse sot mund të shkarkosh programe nga celulari dhe i vë në një video për të rritur dhe me ketë drejtësi hajt gjeje, dhe imagjino çfarë dëmi bëni. Dhe sulmi i parë u bëhet femrave.
Problemi më i madh me prindërit që postojnë fëmijët e tyre, sepse e ardhmja është shumë e rrezikshme. Rasti i Luanës që mund të ishte kushdo, është një kambanë e fortë alarmi sepse mund t’i ndodhë dikujt afër nesh. S’ka pse i ndodh dikujt në politikë që reagojmë.