Viktima dhe autori ishin shokë, policia jep detajet mbi vrasjen e 27 vjeçarit në Tiranë

Viktima dhe autori ishin shokë, policia jep detajet mbi vrasjen e 27

Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Tiranë mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Sipas burimeve te policise viktima Mehmet Qema, 27 vjeç dhe Marjus Dema, 27 vjeç i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes ishin shokë.

2 shokët ishin ne shoqërinë edhe të disa personave të tjerë, kur nga pakujdesia arma është shkrepur dhe për pasojë ka lënë të vdekur 27 vjeçarin Mehmet Qema.

Sipas burimeve përjashtohet pista e konfliktit pasi prej kohesh ishin shoke dhe shikoheshin nen shoqërinë e njeri-tjetrit.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sipas bluve, janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Bazuar dhe në provat e grumbulluara, policia bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : Marjus Dema, 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

EMISIONET