Vdiq në Infektiv vëllai i ish-deputetit të PD-së, Minarolli: Nuk iu dha ndihmë, ministrja idiote mashtron me propagandë

Vdiq në Infektiv vëllai i ish-deputetit të PD-së, Minarolli:

Covid-19 i ka marrë jetën Rifat Lalo, vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli.

Ai ishte shtruar në Spitalin Infektiv, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Një nga vajzat e tij, në një prenoncim për Ora News, akuzuan stafin e Spitalit Covid-1 se nuk i kanë shërbyer të atit, sipas tyre e kanë lënë në të ftohtë dhe madje nuk i kanë bërë as skaner, ndërkohë që u është thënë e kundërta.

Ajo u shpreh se babai u ka thënë para se të ndërronte jetë që të jepnin para për ta nxjerrë, pasi nuk po merrte asnjë shërbim.

Vajza tregoi se babai i saj është lënë të presë për tre orë në një ambulancë, derisa më pas e kanë futur brenda spitalit, ku është lënë pranë derës, dhe dëshmonte vetë se kishte ftohtë.

Gjendja e tij është përkeqësuar brenda orësh, dhe mbrëmjen e djeshme atyre u është dhënë lajmi se ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, lidhur më deklarata e vajzave ka reaguar edhe xhaxhi i tyre Vili Minarolli, i cili shprehet se i sëmuri u braktis për orë të tëra te dera pa iu dhënë ndihmë.

Minarolli shton se thirrja e vajzave nuk ishte kundra një mjeku që për shkak të pamundësisë detyrohet të gënjejë, por ishte kundra një ministre  idiote që mashtron dhe shpëlan trutë e njerëzve me propagandë të gënjeshtërt 24 orë.

Reagimi i plotë i Minarollit:

Te dashur miq, une jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv, per fatkeqesine qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo (Minarolli).

Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme dhe  ju lutem duhet te mirekuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen  per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte kunderta. Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek  por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne bevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo. Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje, kundra nje ministre  idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron  dhe shplan trute e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore , nje sherbetore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga gojabvetem genjen dhe mashtron. Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papergatitur.

Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo.Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jayit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone. Kosova na e dha shembullin , qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.

Lexo edhe: Humbi të atin me Covid në spital, e bija nga Infektivi: O Zot si e solla këtu?! Kërkoj dosjen mjekësore

Infektivi reagon për vdekjen e Rifat Lalos: I është bërë skaneri dhe të gjitha shërbimet

Vendi Lajme Lajmi i fundit vajzat infektiv Aktualitet vdiq sherbim i vellai ministrja idiote ish-deputeti i PD

EMISIONET