Harry Kane thyen një tjetër rekord, lë pas Rooneyn, tani vetëm Peter Shilton mbetet përpara tij

Harry Kane vazhdon të thyejë rekorde me fanellën e Anglisë. Kapiteni i “Tre Luanëve” sonte do të zbresë në fushë për ndeshjen e tij të 121-të me kombëtaren, duke kaluar Wayne Rooneyn, i cili kishte ndalur në kuotën e 120 paraqitjeve.
Me këtë arritje, Kane bëhet lojtari i fushës me më shumë ndeshje në historinë e përfaqësueses angleze.
Sulmuesi 33-vjeçar shton kështu një tjetër rekord në një karrierë të jashtëzakonshme, ku është gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë. Në renditjen absolute të paraqitjeve me fanellën e “Tre Luanëve”, përpara Kane mbetet vetëm ish-portieri legjendar Peter Shilton me 125 ndeshje.
Rekordi vjen në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij, gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, duke i dhënë edhe më shumë peshë një mbrëmjeje që mund të hyjë dy herë në histori për kapitenin anglez.

