U vra në atentat, kush ishte "Mond Çekiçi" pjesëtar i bandës së Durrësit, u lirua pas arrestimit se ishte me Covid

Mond Çekicci i ekzekutuar vetëm pak metër larg banesës së tij është personazh i njohur për policinë dhe  dyshuar si anëtar I bandës së Durrësit, tre prej të cilëve janë rikthyer në qeli.

Në 24 shtator të vitit 2020 ai është arrestuar me akuzën e armëmbajtjes pa leje ku i është sekuestruar dhe një  pistoletë i kalibrit 9 milimetër dhe me rreth 90 fishekë.

Por në gjykatë prokurorja e çështjes i ka kërkuar gjykatës arrest shtëpie me argumentin se kishte simptoma të Covid 19.

Në atë kohë përfaqësuesja e akuzës ka deklaruar se autori është ndaluar edhe më parë për të njëjtën akuzë, por për shkak të pandemisë u kërkua një masë më e lehtë.

Vetëm pak ditë më pas prokurorja ka kërkuar dorëheqjen nga detyra duke iu drejtuar me një shkresë këshillit të lartë të prokurorisë. Kërkesë e cila është pranuar.

Rezulton se 40 vjeçari është arrestuar edhe në vitin 2009 me dy vite burgim po me akuzën e armëmbajtjes.

Ndërsa në një raport të ministrisë së brendshme emri i tij përmendet si person i rrezikshëm dhe anëtar i bandës së Durrësit.

Aktualisht ai duhet të ishte ende nën masën e arrestit në shtëpi, por thyerja e saj duket se i ka kushtuar jetën.

Madje mësohet se edhe më parë ai e ka shkelur këtë masë, por nuk ka pasur një reagim për ta detyruar të qëndrojë në vetë izolim apo për kthimin e tij në qeli.

Pamjet nga automjeti flasin qartë për një vrasje të mirëmenduar.

Ndërsa kujdesi për të mos plagosur drejtuesin e mjetit tregojnë se agresorët kanë ruajtur të gjitha lëvizjet dhe se flitet për vrasës të përgatitur

https://www.youtube.com/watch?v=IUI624H9InQ&ab_channel=RTVOra

Vendi Lajme arrestim Kronike covid mond cekici banda e durresit

EMISIONET