Policia e Brazilit po kontrollon kamerat e sigurisë për të identifikuar motoçiklistin që ekzekutoi ditën e djeshme shqiptarin e identifikuar si Ilir Zelka.

47-vjeçari u vra teksa po qëndronte në Bar Restorant Zurich, në Jardins, një nga zonat më të pasura të Sao Paulos.

Sipas oficerëve të policisë , Zelka u qëllua teksa po hante mëngjesin brenda Bar-Restorant Zurich në rrugën Pamplona, raporton Ora News.

Sipas dëshmitarëve okularë, motoçiklisti u pozicionua në cep të restorantit dhe më pas hapi zjarr.

Të shtënat goditën shqiptarin, i cili edhe u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, raporton Ora News.

Sipas policisë, vrasësi u largua me motor ndërsa e braktisti atë në Praça David Campista, në Avenida Brasil, bashkë me veshjet e tij.

Hetimet tregojnë se shqiptari po qëndronte në një hotel të zonës ku u vra që prej 20 nëntorit.

/Ora News

Kujtojmë se, më 20nëntor, u vra në Ekuador shqiptari tjetër, Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ndërsa vrasjet e shqiptarëve në Amerikën Latine janë shtuar shumë vitet e fundit.

Përfshirja e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës dyshohet se është pista kryesore e ekzekutimeve, shkruan Ora News.

Lexo edhe:

Pak ditë pas vrasjes në Ekuador, një tjetër shqiptar ekzekutohet në Brazil