Vijojnë eleminimet e shqiptarëve në Amerikën Latine.

Pak ditë pas vrasjes së shqiptarit Adritik Tresa në Ekuador, një tjetër bashkëkombas yni është ekzekutuar, këtë herë në Brazil.

Viktima mësohet se është shtetasi Ilir Zelka, raportojnë mediat vendase.

Shqiptari 47-vjeçar u ekzekutua ndërsa ishte ulur në restorant, në një rajon qendror të San Paolos.

Sipas mediave vendase, 47-vjeçari qëndronte në një hotel luksoz që prej datës 20 nëntor.

Policia nuk ka ende asnjë pistë konkrete për vrasjen e tij, ndërsa deri pak orë më parë e ka patur të pamundur indentifikimin e viktimës.