"Me kallash në makinë"/ Vrasja në Vlorë, ja kush është 44-vjeçari i arrestuar

"Me kallash në makinë"/ Vrasja në Vlorë, ja kush

Pak minuta pas vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikaj policia e Vlorës ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar.

Siç raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, forcat Shqiponja kanë ndaluar shtetasin Hansi Jonuzi, 44 vjeç, banues po në Vlorë.

Ky i fundit u ndalua teksa po shkonte drejt Pyllit të Sodës, vend i zgjedhur për të djegur automjetet në shumë ngjarje kriminale, ndërsa në makinën tip "Ford" u gjet edhe një armë kallashnikov.

Kanë qenë dëshmitarët që kanë identifikuar autorin, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Rrugën Transballkanike.

Sipas policisë, në kërkim është edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin në vrasjen e 31-vjeçarit.

Gjikaj është qëlluar nga një mjet në lëvizje ndërsa po ecte në trotuar.

Dyshohet se në makinën me të cilën u krye atentati kanë qenë dy persona, njëri drejtonte automjetin, ndërsa tjetri ka qëlluar në drejtim të viktimës Gjikaj.

Sa i përket viktimës, informacione nga qyteti i Vlorës bëjnë me dije se ka qenë një person i njohur për uniformat blu, ndërsa ka qenë i arrestuar dy herë.

Në vitin 2018, Gjikaj dhe shtatë persona të tjerë janë përfshirë në një përplasje me armë ku mbetën të plagosur tre persona. Gjithçka do të niste pas përplasjes së dy automjeteve.

Më pas Gjikaj do të përfshihej në një tjetër skandal, në atë të lirimit nga ambjentet e paraburgimit. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie", vendim ky i kontestuar dhe i denoncuar edhe nga ministri i drejtësisë.

Kjo ka bërë që 31-vjeçari të lëvizte i lirë në qytetin e Vlorës, ku edhe gjeti vdekjen mesditën e sotme.

Kujtojmë se, në momentin e ngjarjes viktimës i është konstatuar në brez një armë tip pistoletë.

Vlorë/Informacion shtesë

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:

H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

 

Viktima

 

Makina me të cilën lëvizte autori i dyshuar

 

Arma e gjetur në makinë

 

Lexo edhe:

 

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, 31-vjeçari u qëllua nga një mjet në lëvizje, kapet autori

EMISIONET