Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë takimit me përkrahësit e tij në Michigan është emocionuar aq shumë sa u është drejtuar atyre duke i thënë që mos ta bëjnë të qajë.

Teksa e gjithë turma brohorisnin “të duam”, Trump nuk kontrollon dot emocionet.

Mos më bëni të qaj, Nëse filloj të qaj, atëherë ata do të kenë rrëfim të madh. Do të thonë që presidenti është thyer dhe ka qarë, dhe nuk e di nëse kjo është e mirë për ne. Ndoshta edhe më sjell katër ose pesë pikë, kush e di  nuk më bën fare përshtypje”– ka thënë Trump.