Mark Crawford, nënpresidenti i Republikanëve jashtë Amerikës shprehet optimist për fitoren e Donald Trump.

Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malesia në Ora News, Crawford beson se Trump ka shanse të mira për të fituar dhe bën një paralelizëm mes dy kandidatëve për presidentë.

Mark Crawford: “Ata që janë pro Biden nuk janë shumë entuziastë, por ka një besim në Amerikë se Trump ka bërë mirë për ekonominë amerikane dhe do të bëhet më mirë. Virusi që erdhi nga Kina nuk është faji i Trump. Trump ka shans të mirë për të fituar ka bërë marrëveshje për 40 ditë sa nuk ka bërë Biden për 40 vite.

Përse duhet që shqiptarët të votojnë Donald Trump?

Mark Crawford: Biden ka bërë dicka positive për Kosovën kur ishte senator. Biden gjatë kohës që ka qenë nënpresident na ka sjellë refugjatë pasi ka bërë luftë në Siri, Jemen, ka sjellë pothuajse armë kimike këtu, por investime shumë pak. Ka dërguar ndonjë letër positive, ka ndryshuar ndonjë emër rrugësh në Kosovë, ndërsa Trump mbase nuk ka shumë lidhje me rajonin historikisht por kur vendos për të bërë diçka e bën. Ka vendosur një marrëveshje ekonomike kosovë –Serbi, do të investojë dhe miliarda. Do investojë dhe në Shqipëri qoftë me hekurudhën qoftë dhe në port. Dimë që HEC i Skavicës është duke e bërë.

Por a do të vendoset në pikëpyetje projekti i Skavicës nëse nuk fiton Trump?

Mark Crawford: Gjithë marrëveshjet që janë bërë do të mbeten.  Biden është pozitiv për rajonin por është më ngadalë.  Por Biden nuk ka ekipin gati, ndërsa Trump është turbo për këtë e ka ekipin gati. Nëse duam të nisim nga fillimi që do të thotë unë do kem vëmendjen diku tjetër. Do bëhet por nuk di nëse do bëhet në këtë shekull apo për në shekull tjetër. Është më mirë për të gjithë të kemi më shumë paqe dhe investime.

Nuk besoj që Biden do të jetë kundër Shqipërisë. Jam i sigurtë që ai do na sjellë një fletë me lavdërime por me investime dhe lekë  nuk pres shumë. Nëse ne do zgjedhim llafet apo lekët, unë jam për lekët.”