Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vendosin t’i dërgojnë urime Edi Ramës

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vendosin t’i dërgojnë urime Edi

Katër ditë pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Socialiste dhe pasi Kryetari i saj, z. Edi Rama, ka marrë urime pothuaj nga të gjithë personalitetet e rajonit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani takohen për të vendosur se si do ia bëjnë.

Albini: "Vjosë, ku je mori? Mbete nëpër lapidare e nëpër vorre. Pash zotin ndaju pak prej tyne. Tash mirë kanë bo ata që kanë luftue po pak prej tyne janë kanë nesh. Rri kapak pushim ndonjë ditë. Del n’ Gërmi e hec pak se krejt po rinohesh. Ka dalë edhe bari i ri e lulat, tash edhe po ndrrohet gjaki…"

Vjosa: “Albin, nuk po kie nevojë ti me m dhanë mend. Presidenti ka detyrat e ndara. Në vend si me ardhë ndonjë ditë me mue n’Drenicë a Llap ke mbetë në Gjinokastër e Lezhë. Ndrit e kie me to. Tash t’i lom kto budalliqe po m thuj si tja shkrujme nje urim t’thatë atij haramit…”

Albini: “O qe dy ditë nuk mka marrë gjumi prej ksaj pune. Një mendje m thonke hiç more mos me e urue. Mirëpo po çohen yrysh krejt Kosova, spo u rri bytha rahat ktyne… “Edi Lama Edi Lama” – thue ti lidhë për kthize me to janë kanë…”

Vjosa: “Ku ku për mue, a mun i shkruj unë sivllaut t’Thaçit! A thue edhe mue më duhet me i çue a? A nuk mjafton Kryeministri a? Presidenti grek, shembull, nuk i kish pa çue kurrfarë urimi. Qekjo punë të tako veç ty. Diçka duhet me bo ti, farë urimi skie çare…”

Albini: “Dje më shkoj mendja thashë po uroj Partinë Demokratike për humbjen. Nuk ish ide e keqe. Ose selinë e VV të Tiranës. “Urime për humbjen, herë tjetër më të fortë”. Mirëpo nuk u dashka urue humbja…

Vjosa: “Valla unë se kam ndërmend hiç. N Shqipni e mbylla sa t’jetë ai. Veç Prindoni n shkoftë…”

Albini: “Vjosë, duhet me e mbyllë qet hall. E kishin bo një draft ata këshillatrët, e kishin futë emnin e tij midis njëqint fjalëve të bome leqe, u dashke me vu syzet me e gjete. E firmosa diku e hoqa qafe. Tybe ma të vështirë e pata atë firmë sesa Zajednicën…Tash edhe ti boji dy rreshta. Me rresht t parë e uron atë nja tre rreshta tjerë flet për opozitën e demokracinë. E kryejmë ket punë e shkojmë ku t dush ti nëpër përkujtimore…”

Vjosa: “ Erdh kjo ditë. Valla ta kisha ditë atë natë që jam zgjedhë Presidente që detyrohna me i shkrujtë ktij, tybe ka pasë mundësi që e kisha lanë krejt atë punë…Unë emnin e tij nuk ia përmeni pa dekë, ta dish…”

Albini: “O bo qysh të dush ti veç shkruja dy rreshta. Tybe ma vështirë ky moment sesa bisedimet e Brukselit…”

EMISIONET