Tregëtimi i mishit në Nikel-Thumanë, Ruli: Do të bllokohet aktiviteti
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë një inspektimi në qarkun e Durrësit lidhur me therjen dhe tregetimin e mishit, u ka terhequr vëmendjen disa kryetareve te komunave e bashkive qe shtrihen ne aksin nikel-thumane per mungese bashkepunimi.
Sipas Ministrit Ruli situata ne kete zone, e cila eshte ne varesi te qarkut te Durresit eshte problematike pasi therjet e mishit dhe tregetimi i mishit ne kete zone behen ne kushte shume primitive. Sipas tij brenda pak ditesh do te bllokohen te gjitha keto subjekte.
Sipas Rulit kjo nuk eshte nje fushate, por nje proces ne vijim. Gjatë mbledhjes së task forcës Ruli sqaroi se inspektimet do të vijojnë edhe në zona të tjera.
Ne aksin Nikel-Thumane theret mishi ne kushte primitive. Puna aty do te jete e vijueshme dhe do te kete bllokim total. Kryetaret e komunave ne disa raste kane qene te papergjegjshem dhe kjo eshte e pafalshme, pasi rrezikohet shendeti i qytetareve.
