Tornado në SHBA, viktima dhe dëme të shumta materiale

SHBA - Stuhi të fuqishme kanë përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara për të dytën natë në rradhë, duke e çuar numrin e viktimave në mbi 20. Gjashtë të vdekur janë raportuar në Alabama, ndërsa shtatë në Misisipi, pasi tornadot e të hënës shkatërruan dhjetëra shtëpi, biznese, automjete e pemë, ndërsa prej orësh në disa shtete mungon energjia elektrike.

tornado us tornado us5

Meteorologët kanë paralajmëruar miliona qytetarë amerikane të përgatiten për të kaluar edhe një situatë të vështirë klimaterike, me tornado dhe erëra të forta, pas stuhive të fuqishme në rajonet qëndrore dhe jugore të SHBA-ve.

tornado us2 tornado us4

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, erërat ishin aq të fuqishme sa brenda 30 sekonda u rrafshua një konte e tërë, me mbi 50 shtëpi. Tornadoja në Arkansas preku tokën 16 km në perëndim të qytetit të vogël "Little Rock", ndërsa shkatërroi gjithçka në rrezen e 65 km. Sipas përllogaritjeve paraprake, stuhitë dhe tornadot e fundjavës, kanë shkaktuar dëme prej 14 milionë dollarësh, me dhjetëra shtëpi e biznese krejt të shkatërruara.

 

EMISIONET