Topalli rrëfen historinë e persekutimit, Balla “dizenjatore”, replikon Jozefina: Je bastard

Topalli rrëfen historinë e persekutimit, Balla

Seancën e 3 dhjetorit 2015, Parlamenti është përfshirë në debate të ashpra në lidhje me dekorimet e fundit nga qeveria, me medaljen “Mirënjohje” njëri prej tyre është dhe hetuesi i At Zef Pllumbit por dhe ish drejtues të Partisë Komuniste.

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se në listën e ish-nomeklaturës komuniste, të dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes ishte dhe Nexhmije Hoxha, të cilën e quajti “Ledi Makbeth”.

Ndërkohë ky debat përfundoi në përplasje personale mes nënkryetarit të Grupit të PS-së, Taulant Balla dhe ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.

Deputeti Taulant Balla publikoi  disa fotografi të ish-kryeministrit Berisha me familjen e Hysni Kapos në Paris ndërsa akuzoi Topallin se ka qenë ish- sigurimse, e njohur me pseudonimin “Dizenatorja”. Kjo thënie e Ballës ka acaruar tonet e ish-kryetares së Kuvendit, duke e quajtur ballën  e cila ka treguar vuajtjet e saj në kohën e komunizmit.

Sali Berisha: “Çfarë na mbetet ne të rrimë në këtë parlament? Ç’u mbeten shqiptarëve të besojnë në vlera që nuk i kanë më, pas dekorimit të xhelatëve më të egër të diktaturës. Kjo vjen nga një njeri që ka psikologjinë e bllokmenit. Në listën e të dekoruarve është edhe zonja e zezë, që kur ju depilos i shoqi dhe nuk merrte dot më vendime, merrte vendimet më të zeza mbi shqiptarët”.

Jozefina Topalli: “Ka filluar dekorimi i të gjithë Byrosë Politike, me medalje për kontributin e tyre”.

Taulant Balla: “Është ligji juaj Jozefinë, është dekreti i presidentit Sali Berisha ky ligji. Përse nuk e refuzoi ligjin ky zotëri kur ishte president, nëse këtij do ti kishte dhimtur zemra shumë. Ju i keni dhënë status edhe Nexhmije Hoxhës edhe Aranit Çelës. Jeni shqetësuar që 70 vjetorë nuk ju dha medalje këtyre të dyve? Nuk jua japim medaljen”.

Jozefina Topalli: “ Turp të të vijë, por faji është i joni . na akuzove ti ne që i kemi dhënë ne statusin! Gënjeshtar. Burgun i kemi dhënë Aranit Çelës, burgun u ka dhënë Sali Berisha, Aranit Çelës dhe shokëve të tij dhe ka bërë ligjin e genocidit këtu. Dhe pastaj ka bërë ligjin për përdhosje që pastat ju bashkë me Bamir Topin e çuat në Gjykatë Kushtetuese për ta rrëzuar në mënyrë që ai të mos zbatohej.

Taulant Balla: “Ti zonjë, thonë që ke pasë pseudonimin “Dizenjatorja”. Ke një arsye të madhe se përse ke bërë karrierë, por nuk po ta them sot.Kafet tek institute i misrit nuk i bëja unë i bëje ti"

 

Jozefina Topalli: “ Unë nuk ta fal ty që shpif pa fund. Unë të kërkoj ty të sjellësh letrën, dokumentin, emrin Jozefina Çoba Topalli, 11 Nëntor 1963, ma sill. Përndryshe ti duhet të ikësh nga parlamenti sepse kam 10 vite që dëgjoj shpifjet e tua. Asgjë nuk i gjeni, as familjes time, as në atë fushë që thua ti dhe as për korrupsion. PS nuk mund të përfaqësohet kurrë nga një bastard si ti , nga një shpifës si ti.

Topalli rrefen historine e persekutimit

Jozefina Topalli: "Nuk ma dhanë shkollën, por kam fituar olimpiadën kombëtare të matematikës ku kamë dalë e dyta, pasi vendin e parë e mori djali i Ramiz Alisë. Normal, djali i Ramiz Alisë. Ishte edhe i zoti, nuk duhet të gënjej. Ishte edhe i zoti, por ishte edhe djali i Ramiz Alisë. Ai mori vendin e parë dhe unë pas tij.

Nuk ma dhanë të drejtën e shkollës kurrë sepse isha e bija e një familje, e deklasume quhej në atë kohë. Kështu siç më konsideron ti edhe sot. Jo vetëm që nuk më dhanë shkollën, por nuk më dhanë as punë. Ishim një familje që është rritur me vetëm 6 mijë lekë pension.

Babai ishte i paralizuar dhe merrte vetëm katër mijë lekë pension. Tre fëmijë, nëna ishte e pa punë dhe sa për të ngrënë bukën e gojës kishim.Prap nuk na dhanë punë, as mua as motrës dhe as vllait tim. Vëllai im ishte kampion republike në volejboll, i shkëlqyer. Natyrisht nuk e lanë me ata që të bënte karrierë sepse ishte familje e deklasume. Pas tre vitesh më thanë shko dhe puno me tre turne. Ti more mostër mashtrues. Shkova të filloja punë si puntore tre turnesh, por më kthyen mbrap dhe më thanë që një fëmijë, një vajzë e një familje të deklasuar nuk mund të punojë këtu. Mbrapsh u ktheva në shtëpi. Pastaj më thanë shko puno me tre turne përsëri, me thanë je nxënëse dhe pas gjashtë muajshë do fillosh të marësh rrogën. Por pas gjashtë muajshë më thanë që nuk ka punë ndaj shko në shtëpi.

Për vëllain tim nuk kishte punë, për motrën time me të gjitha dhjeta nuk kishte punë, nëna pa punë ndërsa babai i paralizuar. Ti që shpif për mua do të të them një gjë: Unë kurrë nuk kam folur për veten time, kurrë nuk kam folur për familjen time, kurrë nuk kam thënë se kam qenë e persekutuar sepse shoh që abuzojnë në emër të persekucionit dhe kjo më krijon një neveri. Por të më akuzosh ti mua për sigurim shteti, për sigurime! Unë ty nuk ta fal sepse kjo është shpifje që më krijon neverinë më të madhe.

Unë kur kam hyrë në Parlament ka pasur një komision, i ngritur për të parë pastërtinë e figurës. Më ka kontrolluar partia ime, më keni kontrolluar edhe ju në 1997. Dhe do të ta them këtu përpara. Mua nuk më ka ardhur kurrë dora për pikturë. Po të më nxjerrësh ti një dokument unë tani në sekond jap dorëheqe. Por ti mendon se unë do të qëndroja këtu në parlament nëse do të kisha më të voglin problem. Ti mendon se unë do të kisha qënë kryetare e parlamentit po të kisha më të voglin problem, more shpifës me pagesë. Jua them këtu përpara, gjejeni dokumentin më të vogël, por me ditëlindjen e Jozefina Topallit dhe jap dorheqen menjëherë".

 "Vetëm rrogën kam ccuar në shtëpi edhe pse vij nga një prej familjeve më të pasura nga bashkëshorti im. Nga familja e babait nuk kam marë asgjë nga tokat dhe pasuritë. Nga familja e bashkëshortit kemi marrë 20% të pasurisë së tyre sepse ka qënë pasaniku më i mad hi Tiranës dhe i të gjithë veriut. Unë nuk kam shfrytëzuar karrigen e kryetarit të parlamentit për të marrë pasurinë.

Si familje e persekutuar në fund mua më ccuan të punoja si punëtore misri, me të gjitha 10-ta. Kam punuar aty duke mbjellë e duke korrur për 7 vite dhe pse i kam pasë të gjitha notat 10-ta. Qaja aty në mes të fshatarëve sepse unë vija nga qyteti dhe nuk e dija ccfarë është fshati". 

https://www.youtube.com/watch?v=sgK6mz6fGhY

 

https://www.youtube.com/watch?v=jx2gunLXU_4

EMISIONET