Situatë kritike nga Covid: 711 raste të reja dhe 9 të vdekur në një ditë, shërohen 412 persona
Vijon të përkeqësohet situata e pandemisë në vendin tonë. 711 infektime dhe 9 të vdekur u raportuan të mërkurën nga Ministria e Shëndetësisë.
Java e parë e masave kufizuese, e ndalimit të lëvizjeve dhe aktivitetit të bareve e lokaleve, duket se nuk ka dhënë ende efekt në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Situata e pandemisë po bëhet kritike pasi të mërkurën u shënua një tjetër rekord infektimesh.
711 persona rezultuan pozitiv nga kryerja e 2 mijë e 574 testimeve.
Numri më i lartë i rasteve ditore u regjistrua në Tiranë, me 374 infektime, ndjekur nga Korça me 61 të tilla.
I lartë mbetet edhe numri i viktimave. 9 persona nuk ia dolën të fitonin betejën me virusin vdekjeprurës.
Spitalet vijojnë të përballen me fluks pacientësh të cilët kanë nevojë për trajtim të specializuar.
Në tre strukturat e dedikuara po kurohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.
E vetmja e dhënë pozitive është ajo e të shëruarve ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë mundur të mposhtin virusin 412 persona.
Në kushtet kur situata po përkeqësohet kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkon nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të bëjë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,
21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,
11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,
9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,
7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,
5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,
1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.
Kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
"Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore".
COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 711
Të shëruar ne 24 orë 412
Të shtruar në spitale 420
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,574
Testime totale 163,025
Raste pozitive 29,837
Raste të shëruara 14,216
Raste Aktive 14,975
Humbje jete 646
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7406
Durrës 1167
Fier 1162
Korçë 906
Shkodër 810
Elbasan 771
Lezhë 673
Vlorë 671
Berat 512
Gjirokastër 399
Kukës 361
Dibër 137
