Thaçi: Pranojeni marrëveshjen

Thaçi: Pranojeni marrëveshjen

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë marrëveshjen për Veriun, e cila do t’i ndihmonte normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

“Unë besoj dhe mbetem optimist racional se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet me marrëveshje. Pastaj kjo marrëveshje duhet të implementohet nga institucionet e Kosovës, EULEX’i dhe NATO, ndërsa Serbia duhet ta përkrah zbatimin në praktikë duke përdorur ndikimin e saj pozitiv te komuniteti serb në Veri”, ka deklaruar Kryeministri .

Ai ka theksuar se udhëheqësit politik të Beogradit nuk duhet t’i përsërisin gabimet e së kaluarës.

“Lidershipi aktual i Serbisë nuk duhet t’i përsërisë gabimet që ka bërë Milosevici gjatë konferencës në Rambouillet dhe as gabimin e Vojislav Kostunicës gjatë procesit të negociatave për statusin në Vjenë. Lidershipi i Serbisë duhet të marrë vendime që i shërbejnë të ardhmes europiane dhe jo të mbetet peng i mentalitetit të së kaluarës” ka shtuar ai.

Kryeministri Thaçi tha se arritja e marrëveshjeve që janë aktualisht në tavolinë, do t’i hap rrugë procesit të integrimeve euro-atlantike të dy vendeve.

“Unë dua të besoj në guximin dhe vizionin e lidershipit aktual të Serbisë që ta bejë një hap të tillë të madh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kështu të hap një kapitull të ri, atë të paqes dhe bashkëpunimit”, ka thënë Thaçi.

“Kosova është gatshme të marrë përgjegjësitë e saj për ta filluar këtë kapitull të ri i cili i hap rrugë të sigurt integrimeve euro-atlantike”, ka shtuar ai.

Dy kryeministrat Thaçi dhe Dacic pritet të takohen me 2 prill në Bruksel,

EMISIONET