Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Një tërmet me fuqi prej 7.1 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën lindore të Indonezisë.

Autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami, ndërkohë që nuk ka as raporte për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Istitituti Gjeologjik i SHBA-së ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur në provincën Papua, në një thellësi prej 75 kilometrash.

Kujtomë se Indonezia, në vitin 2004, është goditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar cunami masiv. Rreth 170,000 njerëz kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi.

EMISIONET